Lajmet e fundit

Johnson & Johnson është urdhëruar që të paguaj 417 milionë dollarë dëmshpërblim, për një grua e cila ka deklaruar se i është zhvilluar kanceri ovarian pasi që ka përdorë produktet e kësaj kompanie, siç është pudra për bebe.
Vendimi i jurisë së një gjykate në Kalifornia, shënon dëmshpërblimin më të lartë të marrë nga një padi, që lidhet me kompanitë të cilat nuk tregojnë saktësisht rreziqet për kancer nga përbërësit e produkteve të tyre.
Një zyrtarë nga Johnson & Johnson ka mbrojtur produktin e tyre, dhe ka thënë që është i sigurt për përdorim.
Kjo kompani pritet të kundërshtoj këtë vendim, siç ka ndodhur edhe më parë.
Deri më tani nuk ka ndonjë provë të saktë që tregon lidhjen në mes të përbërësve “talc” dhe kancerit.