Lajmet e fundit
Ish-asi i Manchester Unitedit nuk ia ka dalë që t’i kthejë në gola mundësitë e dhënë në La Liga këtë edicion.

Nga të gjitha gjërat që kanë shkuar keq me Real Madridin këtë edicion, ndoshta më shqetësuesja për Rafa Benitezin dhe fansat e skuadrës është forma e Cristiano Ronaldos.
Portugezi e gjeti rrjetën pesë herë kundër Espanyolit më 12 shtator, por vetëm në një ndeshje më pastaj, ndërsa Los Blancos kanë vazhduar të prapa-ecin në garën për titull të La Ligas.
Ronaldo mund ta fajësoj vetëm veten për lojën e tij të dobët, pasi përqindja e kthimit të gjuajtjeve në gola është 12,12 për qind – më e ulëta që nga transferimi në kryeqytetin spanjoll.
2011-12 ~ 22,3%
2012-13 ~ 18,8%
2013-14 ~ 18%
2014-15 ~ 26,4%
2015-16 ~ 12,2%
Ronaldo është prapa dyshes së Barcelonës, Neymar dhe Luis Suarez, që kanë shkëlqyer në mungesë të Lionel Messit.
Imanol Agirretxe ~ 36%
Neymar ~ 31,82%
Lucas Perez ~ 30%
Javi Guerra ~ 28,63%
Luis Suarez ~ 28,57%
Por lajmi i mirë për Ronaldon mund të jetë se kundërshtari i radhës, Getafe ka pësuar goxha shumë gola këtë edicion, veçanërisht nga pika e bardhë.