Lajmet e fundit

Çfarë "infuzioni" mund ta marrin ekipet kosovare në afatin kalimtar të Janarit?
Jo vetëm Ballkani, por sigurisht edhe skuadrat tjera si Prishtina, Llapi apo edhe vetë Drita, do të mundohen që në afatin kalimtar të dimrit, të përforcohen aty ku mendojnë se kanë nevojë.
Varësisht se çfarë lojtarë do të afrojnë, adaptimi i tyre dhe komponimi me skuadër, mund të jetë armë e re për kundërshtarët në Superligë.
Nëse prurjet do të rezultojnë shumë të suksesshme, edhe rrjedha e kampionatit mund të marrë tjetër kahje, pavarësisht se në të kaluarën, janari s'ka prodhuar ndonjë ndryshim drastik.
Por nëse "Intelektualët" kanë fat për pak përforcime konkrekte dhe kualiteti i tyre të gërshetohet rrjedhshëm me futbollistët aktual, futbolli kosovar në muajin maj mund ta ketë kampionin e ri, që do ta ndalte dominimin e "Xhebrailave".
"Drita del kampione"
Se Drita është favoriti kryesor, e thotë edhe analisti i emisionit "Sports Show" në Klan Kosova, Arben Zeqiri.
Për ta argumentuar këtë, ish-futbollisti numëron disa arsye.
"Ka një strukturë të futbollistëve që kohë të gjatë (3-4 vite) luajnë së bashku dhe po kjo strukturë lojtarësh kanë luftuar për titullin vazhdimisht kundrejt Ballkanit, në 3 vjetët e fundit. Trajneri është fitues, e njeh shumë mirë ligën duke dalë tre herë kampion më parë në Kosovë", shton Zeqiri.
Ai mendon se thellësia e skuadrës së Dritës është sasiore dhe njekohesisht cilësore, ku secila nga pozitat është e dyfishuar dhe pothuajse askush nuk e ka vendin e garantuar ne ekip.
"Ballkani e ka hendikep faktin që i janë larguar 8 futbollistë titullarë dhe veshtirë është ndjeshëm për t'u zëvendësuar të tillët, e sidomos për t'u komponuar ardhjet e reja, të cilët edhe pse janë cilësorë pa pikë diskutimi, megjithatë për t'u automatizuar funksionimi i këtyre elementeve cilësore, përgjithësisht dhe reparteve, do t’iu duhet kohë dhe impenjim maksimal i të gjithëve, shtabit teknik dhe lojtarëve", shprehet ish-futbollisti i reprezentacionit të Kosovës.
Për Arben Zeqirin, Drita nuk ka lluks për komoditet, pasi potencon se Ballkani bashkë me Malishevën do të jenë dy kundershtarët me seriozë të tyre, në luftën për titullin kampion.
Megjithatë, "Beni" kujton se është i mirë në prongoza dhe se beson që edhe kësaj radhe do t'ia qëllojë.
"Në tre vitet e fundit e kam parashiku dhe qëllu saktësisht kampionin, ende pa fillu kampionati, andaj edhe këtë vit kam thënë që Drita fiton trofeun kryesor në Kosovë, të shohim nese do t’ia qelloj për herë të katërt radhazi", potencon ish-futbollisti i dy skuadrave të qytetit të Gjilanit.
Zhgënjimet më të mëdha të këtij edicioni deri më tash, për Zeqirin janë Gjilani dhe Llapi.