Rasti i 5-vjeçarit nga Lipjani i cili ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij, e ka tronditur vendin.
Prindërit e fëmijës kanë përfunduar në paraburgim, ndërsa për rastin është deklaruar sërish drejtoresha e Qendres për Punës Sociale në Lipjan, Makfirete Shamolli.
Ajo u pyet edhe sot nga gazetarët nëse QPS-ja ka bërë neglizhencë në rastin në fjalë.
"Për pjesën tjetër, tash është Inspektorati, çdo gjë që flas unë domethënë edhe pjesa e ndjekjes penale mendoj që unë e pengoj një proces. Mendoj që çdo gjë do të sqarohet objektivisht. Krejt çka mund të them është se Qendra për Punë Sociale e ka një përkushtim të jashtëzakonshëm me kapacitetin që e ka", deklaroi ajo, pa u përgjigjur specifikisht për veprimet e ndërmarra prej institucionit.
https://klankosova.tv/rasti-i-5-vjecarit-qps-ne-lipjan-ishte-ne-dijeni-per-gjendjen-e-familjes-femija-u-largua-kur-situata-u-be-kritike/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.