Lajmet e fundit

Ajo ka kujtuar edhe bashkëshortin e saj të ndjerë, Rene, që e tejkaloi kancerin por ndërroi jetë në muajin janar të vitit 2016, nga një sulm në zemër.
“E di që ai është në parajsë dhe në paqe por ai është gjithmonë me mua. Unë e shoh atë në sytë e fëmijëve të mi çdo ditë. Ai më jep shumë fuqi”, ka thënë Celine Dion, nënë e tre fëmijëve.
Ylli i shumë hiteve duke e quajtur bashkëshortin e ndjerë si “burrin më të mirë në botë” ka thënë se ajo tani është në një fazë në jetën e saj që dëshiron ta jetojë dhe shijojë çdo moment.
“Është sikur kam erën prapa krahëve të mi. Jam në një moment të mirë në jetën time”.
Celine Dion vazhdimisht flet për dashurinë e jetës së saj, që ka qenë edhe menaxheri i saj qysh prej fillimit të karrierës së saj.
https://www.youtube.com/watch?v=pDxoj-tDDIU