Lajmet e fundit

Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Ilir Deda, opinionist.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për përfundimin e numërimit të votave si dhe për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Gjithashtu, me Dedën do të flasim për koalicionet e mundshme, deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani lidhur me formimin e institucioneve të reja dhe për çështjen e presidentit.
A do të ketë institucione stabile?
A po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja në prill?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.