Gripi vdekjeprurës i shpendëve mund të shkaktojë shpërthime dhe herë pas here të përhapet te njerëzit.
Është e rrallë, por e mundur që njerëzit të infektohen nga ky virus.
Më parë ka shkaktuar qindra vdekje në disa nga epidemitë më të rënda njerëzore.
Shpërthimet e gripit të shpendëve ndodhin gjatë gjithë vitit në Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë që tufat të asgjësohen, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Gripi i shpendëve është një grip infektiv që përhapet midis shpendëve, por në raste të rralla mund të prekë edhe njerëzit.
Njerëzit mund të infektohen me këtë grip kur kanë kontakt të ngushtë me një zog të infektuar.
Tregjet ku shiten zogj të gjallë mund të jenë gjithashtu një burim i gripit të shpendëve.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.