24.07.2019 · përditësuar para 2541 dite1 min lexim
Pamja e Bella Thorne padyshim se nuk mund të mos bie në sy!
Ylli 21 vjeçar së fundmi është parë në Union Square Barnes & Noble në New York ku u ka dhënë autografe atyre që e kanë blerë librin e saj të ri “The Life of a Wannabe Mogul: Mental Disarray”.
Thorne kishte vendosur një palë syze të bardha që dukej se ishte edhe e vështirë të shihje me to.
Syzat që aktorja kishte vendosur ishin të markës Chanel, prandaj edhe kishte nga një C në secilën anë.
Pamjen e saj, aktorja e kishte përfunduar me një bluzë nga po e njëjta markë luksoze të kombinuar me xhinse të shkurtra nga Alexander Wang (245 dollarë), një sako të bardhë dhe çizme të bardha me lidhëse Liudmila “Drury Lane” (1059 dollarë).
Për fat të mirë, ajo kishte vënë syzet në kokë kur kishte ardhur koha që të japë autografe në kopjet e librit të saj shumë fansave që po prisnin në radhë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.