Kryetari i Federatës Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, Isuf Azemi, në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, ka thënë se protesta e sotme e organizuar me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk është politike.
Sipas tij, kërkesat e tyre janë për përmirësimin e kushteve të punëtorëve në sektorin privat.
“Në jemi plotësisht apolitikë dhe nuk e dojmë mbështetjen e aspiratave politike, por as të qeverisë e as parlamentit në këtë rast. Rendi është që këtë protestë simbolike ta bëjmë me udhëheqësit e shoqatave sindikale në nivel vetëm të Prishtinës, sepse buxheti jonë nuk e lejon të kemi ndonjë shtrirje më të madhe".
"Javën e kaluar kemi kërkuar nga ministri që të takohemi dhe të bisedojmë pikërisht për rastet e vdekjeve dhe kushtet që kemi, por megjithatë nuk e di... diku para tre javësh ministri më ka thirrur vetë dhe ka qenë kërkesë e tij që të takohemi dhe jemi takuar për 15 minutave, kurse ne tani zyrtarisht kemi kërkuar që të takohemi dhe të bisedojmë edhe për kushtet e punëtorëve dhe gjendjen e sigurisë që kemi", ka thënë Azemi.
E sa i përket zërit të tyre në Kuvend, sipas tij, ka qenë vetëm një deputet nga 120 në Kuvend që ka ngritur zërin për kushtet dhe sigurinë e punëtoreve në vend të punës.
Më poshtë ndiqeni deklarimin e tij:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.