Kosova po e shënon 1 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin kundër HIV/AIDS.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka në një raportim direkt nga sheshet e Prishtinës, thotë se deri më tani, në vendin tonë janë regjistruar 31 raste me SIDË, transmeton Klankosova.tv.
Ajo po ashtu bëri të ditur se rasti i fundit është evidentuar të premten që lamë pas, tek një i burgosur.
Derisa gjatë vitit 2025 janë shënuar gjashtë vdekje nga kjo sëmundje infektive.
HIV-i transmetohet tek njerëzit përmes marrëdhënieve seksuale dhe rrugëve të tjera, si me pështymë, gjak e forma të tjera.
Shkenca ende nuk ka arritur të gjejë kurë për këtë sëmundje, përderisa trajtimet kanë pasur përparim.
https://www.youtube.com/watch?v=DlR_bJ1Dy-I
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.