Lajmet e fundit

Futbollisti gjerman që në vitin 2014 ia solli kombit të tij fitoren me golin vendimtar në finalen e Kupës së Botës tani e ka karrierën e tij në rrezik shkaku i një çrregullimi metabolik.
Këtë javë, klubi i tij aktual Borussia Dortmund lëshoi lajmin se Gotze po largohej nga detyrat e tij për skuadrën e parë shkaku i “çrregullimit në metabolizëm”, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
“Ai mund të luajë në çdo pozitë, ai ka aftësi teknike superiore dhe është çdo herë i aftë të vendosë takimin”, ka thënë ish-trajneri i Dortmund, Jurgen Klopp.
“Në të ka një futbollist të klasit të lartë, ashtu si më parë”.
“Nuk kam dyshim se ai do të rikthehet. Nuk ka arsye për brengosje”, ka shtuar tash trajneri i Liverpool.
Në stinorët e fundit, Gotze mungonte shpesh në fushën e futbollit shkaku i probleme të shumta përfshirë edhe atyre me muskuj.
24 vjeçari këtë sezon i ka pasur statistikat më të dobëta që prej debutimit të tij në futbollin profesional. Ndërto vlen të përmendet saktësia e tij në pasime që ka rënë për 85%.