Lajmet e fundit

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës së komunikimit nga Ministria e Ekonomisë lidhur me rritjen e fundit të çmimit të energjisë elektrike.
Ai e ka cilësuar heshtjen institucionale si shqetësuese dhe sonte ka kërkuar që ministrja të dalë publikisht për të sqaruar arsyet e kësaj rritjeje, transmeton klankosova.tv.
''Nuk e ka nxjerrë as edhe një fjalë të vetme. Zani nuk u ndi për rritjen e çmimit të rrymës. Mos jeni në pushim vjetor?'' ka shkruar ai në një reagim publik.
Derisa tutje edhe ka ironizuar me mundësinë që qeveria të justifikojë rritjen e çmimeve me arritje të paqarta në politikën e jashtme:
''Ndoshta tash lajmërohen e na thonë: ‘Kqyrni se na e solli Erdo njohjen prej Sudani… në Turqi ndodhi!’ Munden edhe me thënë ‘Për qato po ju shtijna me pagu shumë rrymë, se po i paguni njohjet... që Ministria e Jashtme nuk po din me i sjellë’.''
Kjo deklaratë vjen në kohën kur qytetarët kanë shprehur pakënaqësi në rritje për faturat më të larta të energjisë elektrike, ndërkohë që mungesa e transparencës nga institucionet po rrit ndjesinë e pasigurisë.