Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth janë ndarë pas një viti të martesës.
Këtë e ka bër të ditur për People një burim i afërt me këngëtaren, duke thënë se ata të dy kanë qenë të pajtimit që të ndahen në këtë kohë.
“Gjithmonë duke u zhvilluar, duke u ndryshuar si partnerë dhe individë, ata kanë vendosur që kjo është më e mira, ndërsa të dy përqendrohen në veten e tyre dhe karrierën”, ka thënë ky burim për People.
Ndërsa Cyrus për momentin është me pushime në Itali, në një fotografi të publikuar në Instagram ajo në dorë shihet se nuk ka unazën e martesës.
https://www.instagram.com/p/B0_HIY1pZo8/?utm_source=ig_embed
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.