Lajmet e fundit

Një burim ka thënë për revistën “People” se aktorja e njohur e kishte unazën e fejesës të vendosur në gisht edhe kur kishte marrë pjesë në një shfaqje speciale të filmit “Bombshell” në New York të dielën.
Lajmi se 57 vjeçarja Ryan është ndarë nga 68 vjeçari Mellencamp erdhi pasi ajo ishte parë pa unazën e fejesës në ngjarjen “Governos Awards” në fund të muajit tetor.
Ajo ishte parë pa unazë edhe mëngjesin pas kësaj ngjarje derisa ishte fotografuar duke vrapuar në Los Angeles.
Çifti kishin nisur lidhjen e tyre në vitin 2011, por ishin ndarë më pas në vitin 2014 për shkak se lidhja në distancë nuk funksiononte më.
Pas ndarjes nga aktorja, Mellencamp kishte qenë në lidhje me modelen Christie Brinkley për një vit. Por, ai e kishte pranuar në një intervistë se ai akoma shpresonte se do të ribashkohej një ditë me Meg Ryan.
Të dy më pas ishin parë bashkë në muajin qershor të vitit 2017, derisa fejesën e tyre e kishin shpallur në muajin nëntor të vitit 2018.