Lajmet e fundit

Besohet se meshkujt janë më kreativë se femrat, edhe kur ata demonstrojnë aftësi të njëjta, thotë një studim, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse ka plot femra që janë në krye të industrive kreative, kjo hidhet poshtë nga fakti se njerëzit kanë stereotipe sa i përket kësaj punë për shkak se kreativitetin e lidhin gjithmonë me meshkujt.
Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Shkenca e Psikologjisë, ka konstatuar se puna dhe të arriturat e meshkujve vlerësohen si më kreative se sa ato të prodhuara nga femrat.
“Studimi ynë tregon se kur njerëzit mendojne për “personat kreativë” ata zakonisht ia veshin kualitetet kreative, aventurore meshkujve por jo edhe femrave.
Në një studim tjetër iu është kërkuar personave të ndryshëm që të shohin nga tri imazhe të punës së një njeriu, dhe më pas iu është kërkuar që t’i vlerësojnë ato.
Studimi ka konstatuar se femrave nuk ju njihet puna kreative siç ato e meritojnë dhe kjo e shpjegon pse femrat mbeten jashtë pozitave që përfshijnë punën kreative nëpër industri të ndryshme.