Lajmet e fundit

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth duket se kanë kurorëzuar dashurinë e tyrë, të dielën.
Në fotografitë dhe videot të postuara në Insta Story të mikut të çiftit, Conrad Carr shihet Hemsworth dhe vëllezërit e tij, Chris dhe Luke duke vallëzuar derisa prapa shihet e shkruar me ballona “Zotëriu dhe Zonja” [Mr. and Mrs].
Në një tjetër fotografi shihet 26 vjeçarja Cyrus dhe 28 vjeçari Hemsworth – të veshur ashtu siç e do tradita, veshur me fustan të bardhë dhe kostum – para ëmbëlsirës, ku në prapavijë shihet edhe e ëma e këngëtares.
https://www.instagram.com/p/BrxJ4IdgKpe/?utm_source=ig_embed
Martesa e çiftit vjen pas një lidhje me ndarje të shpeshta. Cyrus dhe aktori australian kanë qenë në lidhje për disa vjet, para se ai t’i propozonte në vitin 2012.
Çifti i dha fund fejesës së tyre dhe u ndanë, vetëm një vit më vonë.
Ata u rilidhën sërish në vitin 2015. Pavarësisht të gjitha raportimeve për ribashkimin ose jo të tyre, romanca e tyre u bë të jetë më serioze se kurrë në verën e vitit 2016, kur çifti u panë në darkë me prindërit e Hemsworth, dalje të shpeshta në publik dhe pushime.