Supermodelja Cara Delevingne dhe aktorja Ashley Benson duket se e kanë dërguar lidhjen e tyre të dashurisë në një nivel tjetër.
Sipas asaj që raportojnë shumë media, ato kanë kurorëzuar dashurinë e tyre “më herët gjatë këtij viti” në një ceremoni shumë sekrete në Las Vegas.
Mediat kanë raportuar se Delevingne dhe Benson janë martuar në kishëzën e famshme Little Vegas ku janë shpallur “grua dhe grua”.
Në vend të dasmës tradicionale ku nusja vesh fustan të bardhë, nuset kanë zgjedhur ta bëjnë të kundërtën – ato janë veshur me ngjyrë të zezë.
Pasi ka përfunduar kjo ngjarje, çifti është larguar me një Cadillac ngjyrë rozë.
Por, duket se kjo ceremoni e dasmës që u zhvillua larg syrit të mediave dhe publikut, nuk ishte edhe aq sekrete.
Sipas tabloidit britanik
"Sunday Sun" të pranishme kanë qenë edhe Charlize Theron, Sophie Turner dhe Jonas Brothers.
Pronari i kishëzës ku vajzat janë martuar, Michael Kelly, ka thënë se ato ishin shumë të lumtura.
“Ato ishin shumë të dhëna pas njëra-tjetrës dhe kishin buzëqeshje tepër të mëdha në fytyrën e tyre. Mund ta shihje lirisht se ato e kishin shumë seriozisht punën e dasmës dhe ishin duke u argëtuar jashtëzakonisht shumë në këtë ceremoni. Ato donin një dasmë të qetë dhe të thjeshtë”, ka thënë ai.

Delevingne dhe Benson kanë nisur lidhjen e dashurisë në muajin qershor të vitit 2018, por e kanë konfirmuar atë tek në muajin qershor të vitit 2019.
