Salih Mustfa, Cali, pritet të transferohet nga Haga, në një burg në Belgjikë.
Kështu u bë e ditur nga gazetarja Rina Mujku në “Info Magazine” në Klan Kosova.
“Ende nuk ka ndonjë konfirmim nëse Salih Mustafa do të transferohet së shpejti nga Dhomat e Specializuara, dhe do t’i duhet të udhëtojë sërish për në Hagë, varësisht a ka seanca të tjera për rastin dhe çështjet e tjera që lidhen me të”, u shpreh Mujku, transmeton Klankosova.tv.
Gazetarja tutje bëri të ditur se Cali në njëfarë mënyre po kërkon borxh nga Qeveria e Kosovës, për të paguar mjetet financiare, të cilat sipas Mujkut, i janë rritur me kamatë prej 8%.
Kjo temë me rëndësi të veçantë, u diskutua nga mysafirët e ftuar në emisionin Ora 7 në Klan Kosova.
Analisti Arlind Imeri, tha se nuk ka parë praktika të tilla të shtimit të kamatës.
"A janë këta bankë, fajdexhinj?", pyeti Imeri në Klan Kosova.
Derisa veterani Arton Hoti, propozoi që Gjykatës Speciale t'ia ndërrojnë emrin.
Nga Gjykata Speciale në Gjykatën Tradhëtare të Republikës së Kosovës", deklaroi Hoti.
Kurse, analisti Azdren Shala, tha se dy të akuzuarit e tjerë "Cali" dhe Pjetër Shala - Ujku, janë lënë në dorë të dytë përballë ish-eprorëve të lartë të UÇK-së.
https://www.youtube.com/watch?v=7LYx1ou-gYg
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.