Ka dy vjet që aktori Brad Pitt i ka dhënë fund martesës me aktoren Angelina Jolie, me të cilën ishte njohur në vitin 2005 teksa gjironin filmin “Mr & Mrs Smith”.
Në shtypin rozë është raportuar se Pitt tradhëtori bashkëshorten e tij Jennifer Aniston me Jolie e për këtë martesa e tyre përfundoi, transmeton Klan Kosova.
Por pas ndarjes me Jolie filloi të flitet për një ribashkim të Pitt e Aniston, ndonëse të dy nuk mohonin e as pohonin këtë lajm, mësohet se këta janë takuar madje dhe kanë shpenzuar shumë kohë bashkë kohëve të fundit.
E më në fund Bred Pitt ka folur publikisht për këtë, kur një paparazzi e kishte ndalur dhe pyetur në rrugë “Më duhet të të pyes: A jeni bashke ti dhe Jennifer?”.
“Oh, Zot i madh!”, është përgjigjur Pitt duke qeshur. Me këtë përgjigje ai nuk e ka mohuar lajmin duke bërë që të aludohet se vërtetë mes tyre ka diçka.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.