Lajmet e fundit

Por a ishte tragjedia e tmerrshme e parashikuar dhe e destinuar të ndodhte?
Në rrjetet sociale po besohet si e tillë, pasi skenat e tilla nga Parisi u kujtojnë atyre filmin e vitit 2004 të Richard Linklater, ''Before Sunset'' me yjet Hawke dhe Julie Delpy.
Filmi i zhanrit dramë-romantik që u shfaq në vitin 2004, një vazhdim i atij të 1995 para ''Before Sunrise'', shënon ribashkimin e Jesse dhe Céline në Paris pas 9 vjetësh që nga nata e tyre e parë së bashku në Vjenë.
Në një nga skenat në ''Before Sunset'', Jesse (në bordin e një anijeje) vështron në strukturën e Parisit dhe ndan një legjendë me Céline rreth bukurisë që ka Katedralja e Notre-Dame.
Jesse: Kam dëgjuar një ngjarje njëherë, dikur kur gjermanët e kishin okupuar Parisin dhe ata e minuan katedralen Notre Dame për ta hedhur në erë... Por ajo nuk kishte ndodhur...Dhe pastaj, kur erdhën trupat aleate, gjetën që të gjithë eksplozivët që po shtriheshin atje ... dhe shpërthimi nuk ndodhi, ata gjetën të njëjtën gjë në Sacre Coeur ... Kulla Eifel dhe disa vende të tjera, mendoj...
Céline: A është e vërtetë kjo?
Jesse: Nuk e di ... Gjithmonë më pëlqente historia.
Céline: Po, kjo është një histori e mrekullueshme. Por ju duhet të mendoni se Notre Dame do të jetë zhdukur një ditë. Kishte një kishë apo katedrale tjetër në të njëjtën kohë..
Por parashikim apo koincidencë e tragjedisë, ende nuk dihet pasi 15 vjet më parë në një film zhdukja e katedrales 850 vjeçare ishte trajtuar.
Për një gjë të tillë përdoruesit e Twitter menjëherë nisën me reagimet e tyre për të treguar nëse ngjarja e cila ndodhi dje me ndërtesën e katëdrales Notra Dame, ishte parashikuar kohë më parë, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=s6BtIfch664&fbclid=IwAR0eEkvsHXUkfhfmwgZjQCuztebb5Q8EgcI9oHynn12bnvLEUOMdIPX1SW4&app=desktop