Aeroplani i ngarkuar me vaksina anti-COVID ateroi në Kosovë të dielën mbrëma.
Bashkë me të, pistës së aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” ia mësyen edhe krerë shtetëror e përfaqësues diplomatik.
Aty ishte organizuar edhe një konferencë që e nisi kryeministri Albin Kurti e pasuan të gjithë me radhë.
Megjithatë, e gjithë kjo nga partitë politike po shihet si ekzagjerim për pritjen e kurës, që në vend erdhi me vonesë.
Kështu po thonë edhe njohës së çështjeve protokollare, por edhe profesorë universitarë të marëdhënieve me publikun.
https://www.youtube.com/watch?v=ZQ6tX-py9Xo
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.