Lajmet e fundit

Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim.
Në pjesën e intervistës kryesore, me Cakollin do të flitet për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Gjithashtu, me Cakollin do të flitet edhe për koalicionet e mundshme, çështjen e presidentit si dhe për mundësinë që vendi sërish të shkojë në zgjedhje nëse partitë nuk bien dakord për presidentin.
A ishin zgjedhjet e reja zgjidhje?
A do të bien dakord partitë për çështjen e presidentit?
Me rezultatet e prodhuara nga zgjedhjet e fundit, a do të kemi institucione stabile?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.