Arbër Hoxha pati një moment fitimtar ndaj Jude Bellinghamit të Anglisë, kur arriti ta driblojë në “Air Albania”.
Sidoqoftë, i pyetur nëse ia tha ylli i Real Madridit ndonjë fjalë pas atij momenti, Hoxha tregoi që jo, por njashtu deklaroi se është i patrembur në situatat një-me-një.
“Jo nuk shkëmbeva ndonjë fjalë, por e dimë çfarë lojtari është Jude Bellingham”, ka deklaruar Hoxha për Klan Kosovën dhe Artmotion.
“Por asnjëherë s’kam frikë, në situata një-me-një futem me të gjithë dhe mendoj me e ba ma të mirën”.
https://www.youtube.com/watch?v=nDuEtTsgMdE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.