Lajmet e fundit

Policia australiane po kërkon pronarin e një krokodili të vogël që po endej në rrugët e Melburnit në ditën e Krishtlindjeve.
Banorët po bënin një shëtije në mbrëmje kur u përballën me krokodilin jashtë një biznesi periferik, transmeton Klan Kosova.
Policia tha se fillimisht ishin skeptikë dhe shkuan në vendin e ngjarjes duke pritur të gjejnë një hardhucë të madhe. Në vend të kësaj gjetën një krokodil që po qëndronte i qetë në një rrugë këmbësorësh.