Nuk ka dyshim se Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Me të në ekip, Real Madrid, shënon një gjysmëgoli më shumë për ndeshje.
Të shtunën, Ronaldo festoi ditëlindjen e tij të 32 pas një viti të mahnitshëm ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve edhe Kampionatin Europian.
Ylli i Real Madridit nuk ka treguar shenja plakjeje pasi edhe në 12 muajt e vitit të kaluar, fitoi Topin e Artë, trofeun e FIFA-s për lojtarin më të mirë në botë dhe po ashtu doli i pari edhe në garën e realizuar me lexues të Goal.com, njofton Klan Kosova.
Gjithsesi, çdo vit që kalon dhe çdo ditëlindje, legjenda e futbollit portugez po i afrohet pensionimit dhe koha e tij në Real sa vjen e shkurtohet.
Ai ka qenë në Santiago Bernabeu që kur ka nënshkruar me Manchester United në vitin 2009, duke shënuar më shumë gola sesa paraqitje për klubin – 384 gola, 373 paraqitje në të gjitha garat.
Por a qëndron Real shumë më keq kur Ronaldo nuk luan?
Normalisht sa i përket golave ata pa Ronaldon shënojnë vetëm 2.4 gola për ndeshje, ndërsa me Ronaldon 2.9, por a kanë marrë fund ata kur Ronaldo të mos luajë më?
Statistikat tregojnë se prezenca e Ronaldos është e rëndësishme për të shënuar gola më shumë, por jo edhe për të fituar më shumë.
Në fakt, në La Liga, përqindja e fitoreve të Realit është më e lartë kur Ronaldo nuk luan – 76.5 për qind – sesa kur luan ai 76.1 – kjo për arsye se Ronaldo shënon shumë gola në një ndeshje – kujtojmë këtu 40 hat-tricks të Ronaldos dhe 62 ndeshje të tjera me nga dy gola.
Kur Ronaldo luan, Madrid fiton më rehatshëm, por siç shihet atyre nuk iu duhet ai për të fituar në La Liga.
Megjithëse kur mblidhet përqindja e të gjitha garave, atëherë del se me Ronaldon përqindja e fitoreve është më e madhe – 72.9 me të dhe 72.4 pa të.
Sipas këtyre analizave të bëra nga Goal.com, Real mund të mbijetojë edhe pa Ronaldon, por me shumë mundime, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv