Sipas një sondazhi të kryer nga OnePoll për faqen e takimeve Plenty of Fish, gati gjysma e të rinjve, amerikanët beqarë nuk kanë pasur ndonjë intimitet fizik me askënd që kur filloi pandemia, dhe dy të tretat po planifikojnë të qëndrojnë me intimitetin virtual pas COVID-19.
Vetëm 42% ndihen të tillë, kurse dy të tretat e të anketuarve thanë se do të vazhdonin të mbështeteshin në intimitetin virtual pas pandemisë, duke përfshirë sexting, seks në telefon dhe seks video.
Të pyetur se a nuk i shqetëson i gjithë ky seks virtual? Ata janë shprehur se përkundrazi, madje 45% e beqarëve kishin më shumë besim në aftësitë e tyre të intimitetit virtual sesa në teknikat e tyre personale, përfshirë 54% të burrave.
Dhe çfarë llogaritet saktësisht si një aftësi virtuale e intimitetit? Shumë nga ta thanë se drejtshkrim i mirë. Disa përvoja me ndriçimin nuk mund të dëmtonin, dhe të dish kur të heshtësh ndoshta të ndihmon.
A po themi që askush nuk do të bëjë kurrë më seks, jo-virtual? Po ndodh akoma, mirëpo mund të ndodhë edhe përmes një procesi të quajtur "mate-room".
A do të thotë kjo çiftëzim, por në një dhomë aktuale? Jo, do të thotë të bësh seks me shokun e dhomës, ose shokun e shtëpisë, por virtualisht mirëpo më të njëjtin qëllim.
Gjithashtu janë përcjellë dhe mesazhe se çfarë duhet të thuhet dhe çfarë jo në një intimitet virtual
Thuaj: "Unë nuk mund t'ju them se çfarë do t'ju bëja nëse do të isha atje, sepse nëse do të isha atje nuk do ta bëja".
Mos thuaj: "Vishu, Frank, ky është takimi i planifikimit të së mërkurës".
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.