Këngëtarja e njohur, Ariana Grande, të enjten ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri “Boyfriend” me Social House.
Sipas People, fansat e këngëtares thojnë se ajo mundet të jetë në lidhje të dashurisë me anëtarin e Social House, Mikey Foster.
Këto supozime erdhën nga komentet e artistëve që kanë në rrjete sociale ndaj njëri-tjetrit, transmeton Klan Kosova.
People ka kontaktuar me të dy artistët por ata nuk dhanë përgjigje nëse janë në lidhje të dashurisë.
Ndërsa një burim i afërt i artistëve tha se ata të dy kanë një romancë në mes vete.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.