Lajmet e fundit

Parashqevi Simaku, dhjetor 2024[/caption]
Ndonëse në paraqitjet e saj të fundit, Simaku tregon se ka probleme me gjuhën shqipe, në adresimin në fjalë, shkruhet rrjedhshëm shqipja.
Në të, falenderohet biznesmeni Elton Ibrahimi, i cili së fundmi po kalon momente me ish-pop yllin e muzikës, të cilën e ka strehuar tani për tani në një hotel në SHBA, raporton Klankosova.tv
Paralajmërohet edhe rikthimi i saj në muzikë.
"Ju premtoj publikisht që do të kthehem më fuqishëm në muzikë dhe do të këndojmë së bashku këngët e mia më të dashura", vijojnë vargjet e këtij postimi, për të cilin thuhet se është llogaria e vetme e këngëtares.
"Ju falenderoj me gjithë zemër dhe do të jem mirënjohëse deri në frymën e fundit", përfundon shkrimi.
Kujtojmë se një kanal televiziv në Amerikë, raportoi për një grua të pastrehë, e cila po merrte ndihma nga fëmijët amerikanë.
[caption id="attachment_2455796" align="alignleft" width="932"]
Parashqevi Simaku duke pranuar ndihma nga fëmijët amerikanë[/caption]
Video mori dhenë, duke u bërë virale edhe në Kosovë e Shqipëri, pasi u kuptua se ajo ishte Parashqevi Simaku, transmeton Klankosova.tv
Shumë vullnetmirë shprehën interesimin për ta ndihmuar atë, teksa ende nuk dihet nëse ajo do të kthehet në Shqipëri apo do të vazhdojë të qëndroj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.