Lajmet e fundit

Një zjarrfikëse ka ndërtuar një ushtri të ndjekësve në Instagram në saje të dukjes së saj të mirë dhe këshillave për palestër.
Me profesion prej shpëtimtareje, Gunn Narte, 30 vjeçare nga Norvegjia, punon edhe si trajnere personale dhe është aq e fortë sa mund ta ngris lart edhe kamionin e zjarrfikësve, shkruan "Daily Mail", përcjellë Klan Kosova.
Zjarrfikësja seksi thotë se njerëzit janë befasuar për profesionin që ka zgjedhur, por kjo ishte ambicja e saj për vite me rradhë.
Gunn thotë se donte që të bëhej zjarrfikëse që nga mosha 19 vjeçare, gjersa shumica e njerëzve mendojnë se puna e saj është e mrekullueshme, ka të tjerë që janë pak të "frikësuar", transmeton Klan Kosova
"Për mua, të qenit zjarrfikëse është normale - gjersa miqtë e mi më thonë se kam " humor si të djemve".
Ajo thotë se i pëlqen kjo punë pasiqë e lejon që të qëndrojë fizikisht aktive derisa është duke i ndihmuar njerëzit e tjerë.
"Por, kur jam jashtë punës, dua të vishem dhe të dukem "vajzërore".
Katër vjet më parë, vajza me linja të bukura të trupit vendosi që të bëhet edhe trajnere personale.
Me dukjen dhe punën e saj të veçantë, norvegjezja ka grumbulluar hiq më pak se 50 mijë ndjekës në Instagram, transmeton Klan Kosova.