Një medikament antiviral i disponueshëm gjerësisht mund të ndihmojë në luftën kundër Covid-it të gjatë.
Një studim i ri ka zbuluar se disa pacientë amerikanë që morën një trajtim 15-ditor me Paxlovid kanë pasur përmirësime të dukshme në simptomat që i kishin munduar ata për vite me radhë, transmeton klankosova.tv.
Pesë nga 13 pacientët – 38 për qind – treguan përmirësime të qëndrueshme, por pothuajse të gjithë përfituan përkohësisht.
Një nga pacientët që përjetoi përfitime afatgjata ishte një burrë 51-vjeçar që kishte testuar pozitiv për Covid në gusht 2022 dhe kishte pasur mjegullim të trurit, lodhje, ndryshime në ritmin e zemrës dhe probleme sensorike siç është tinitusi. Ai mori Paxlovid një vit më vonë për 15 ditë dhe raportoi një muaj më pas se ndihej "shumë më mirë."
Një tjetër ishte një grua në moshë të mesme që zhvilloi një Covid të rëndë në mars 2020. Që nga ajo kohë, ajo kishte pasur simptoma të qëndrueshme të frymëmarrjes, lodhje, mjegullim të trurit dhe dhimbje trupore.
Pas një trajtimi 10-ditor me Paxlovid, ajo pa përmirësime të mëdha në mjegullimin e trurit, problemet me frymëmarrjen dhe shëndetin kardiovaskular. Ritmi i saj i zemrës gjatë ushtrimeve u përmirësua, dhe ajo mund të bënte udhëtime pune pa përkeqësuar simptomat, diçka që nuk kishte mundur të bënte që nga fillimi i Covid-it të gjatë.
Paxlovid është një medikament antiviral i miratuar për trajtimin e Covid-it në vitin 2021. Ai sipas mail online, u lavdërua si një ndryshues i lojës me një shkallë efikasiteti prej 90 për qind që do të ndihmonte për të frenuar valën e vdekjeve të lidhura me virusin.
Megjithatë, ai nuk është miratuar për trajtimin e Covid-it të gjatë, asnjë medikament nuk është miratuar ende për këtë qëllim.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.