Lajmet e fundit

A do të paguanit qindra dhe mijëra dollarë për të veshur diçka të keqe? E pra, Kayla Arena dhe Toby Barrona kanë krijuar një seri veshjes të cilat duken se janë nga mishi njerëzor.
Komponentët kryesor të këtyre prodhimeve janë punuar më dorë nga silikoni. Krijuesit thonë se ato janë prodhuar me dashuri, transmeton Klan Kosova.
Këtë koleksion, ata e kanë quajtur “Ed Gein”, dhe kushdo mund të bëjë porosi online.
Nëse nuk e dini, “Edward Theodore – Ed Gein” ishte njëri nga vrasësit më famëkeq të Amerikës.
Krimet e tij fituan vëmendje kur autoritetet zbuluan Gein duke i zhvarrosur kufomat nga varrezat e afërta. Filma si “Psysho”, “Texas Chainsaë Massacre” dhe të tjerë, ishin frymëzuar nga jeta e këtij njeriu të tmerrshëm.
Shikoni fotografitë e mëposhtme, dhe komentoni se çfarë mendoni në lidhje me këtë seri?