22.01.2019 · përditësuar para 2732 dite1 min lexim
Chris Brown po i shijon momentet me atë që supozohet të jetë e dashura e tij, Ammika Harris.
Këngëtari 29-vjeçar ka shfaqur afeksion ndaj shoqërueses së tij, teksa po qëndrojnë së bashku për Javën e Modës në Paris.
Chris dhe Ammika ishin së bashku edhe me miqtë e tyre, me të cilët vallëzuan dhe u kënaqën gjatë mbrëmjes, por ajo që kishte rënë në sy ishte fakti që dyshja gjatë tërë kohës kishin sy për njëri tjetrin.
Ammika dhe Chris ka vite që njihen dhe duket sikur më në fund mund të jenë çift.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.