Lajmet e fundit

Leonardo Bonucci me shumë gjasë këto ditë do të zyrtarizohet si lojtar i Milan.
Ai llogaritej ndër lojtarët e palëkundur të Zonjës së Vjetër,por tani kanë dalë disa arsye dhe thashetheme se pse ai mund të ketë ikur.
E gjithë kjo thuhet të ketë filluar pas finales së Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit, të cilën kampioni italian e kishte humbur me rezultat të thellë, 4:1.
Pas lojës, Dani Alves, edhe ky i larguar sivjet nga Juve, e kishte kritikuar Paulo Dybala-n për performancën e tij të dobët në pjesën e parë të ndeshjes, ndërkaq trajneri i bardh e zinjve e kishte mbrojtur argjentinasin.
Por, krahun Alvesit në këto kritika ia kishte mbajtur Bonucci.
Në anën tjetër, mbrojtësi veteran, Andrea Barzagli kishte kërkuar që ata të qetësohen, por Bonucci i ishte sulur më pas atij duke e akuzuar se e ka humbur duelin personal me mbrojësin e majtë të Real Madridit, Marcelon.
Por, Barzagli e kishte fajësuar Bonuccin për golin në pjesën e parë të mbretërve, dhe Allegrit i ishte dashur që t’i ndante, sipas 101 Great Goals.
Si pasojë e kësaj, pas finales, Juventusi kishte vendosur që t’i lë “dy mollat e kalbura” që të largohen, përkatësisht Alves dhe Bonucci.