Lajmet e fundit

Studimi i kryer nga Medical News Today zbuloi se madhësia e penisit varet nga një kombinim i gjeneve prindërore të personit. Njerëzit kanë 23 palë kromozome dhe kjo përcakton seksin e tyre biologjik, si dhe karakteristikat sekondare seksuale, shkruan dailystar, transmeton Klan Kosova.
Në varësi të kromozomit X dhe Y, kjo është arsyeja pse madhësia e penisit mund të ndryshojë midis vëllezërve me të njëjtët prindër biologjikë.
Mutacionet gjenetike mund të ndikojnë gjithashtu në madhësinë dhe pamjen e penisit, si dhe karakteristikat e tjera fizike.
Sigurisht që ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në madhësi, si hormonet, mjedisi dhe ushqimi. Sidoqoftë, gjenetika është parashikuesi më i fortë i madhësisë së penisit.
Sipas faqes së internetit, rritja më e rëndësishme e penisit ndodh gjatë pubertetit, rreth moshës 12-16 vjeç. Një penis zakonisht arrin gjatësinë e tij maksimale kur një person është 18 ose 19 vjeç. Sidoqoftë, disa djem përjetojnë rritje penisi deri në të 20-tat e tyre, transmeton Klan Kosova.