09.07.2018 · përditësuar para 2946 dite1 min lexim
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, insiston se ekipi i tij nuk e kanë shpenzuar gjithë energjinë e tyre para ndeshjes gjysmëfinale kundër Anglisë.
Kroacia në dy raundet e fundit eliminuese, kaloi tutje vetëm pas vazhdimeve dhe ekzekutimit të penaltive, por Dalic thotë se përkundër ndeshjeve prej 120 minutash, ai nuk frikohet se lojtarë e tij janë lodhur.
“Natyrisht se na ka mbetur fuqi për Anglinë. Kam besim në kombëtaren tonë. Por, ata kanë një ekip të ri, të gjallë dhe shumë sulmues. Por, tashmë s’ka favorit në këtë botëror, çdo ndeshjes është 50-50. Skuadrat e mëdha kanë shkuar në shtëpi”, ka thënë ai për Independent, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.