Një ish-punonjës i Facebook tha se gjiganti i softuerit kishte një makinë shitëse dhe ishte gjëja më e mirë për të punuar atje, pasi mund të merrje gjithçka që të duhej falas.
Ylli i TikTok, Tap For Insight ndau një video ku ai i afrohet një makine shitjeje dhe në fillim gjithçka duket normale, por derisa ai afrohet thotë, ”ja sa i pasur është Facebook që ju e kërkoni”.
Pastaj ai lëviz kamerën dhe shihet se është plot me teknologji të shtrenjtë, nga Apple Track Pads, kufjet, laptopët dhe shumë tjera. Ai më pas shtyp një numër dhe një artikull bie në fund, pa qenë e nevojshme të fusë asnjë qindarkë të vetme në makinë.
Pas një kohe, një përdorues theksoi se artikujt e pretenduar nuk janë në të vërtetë të lirë, por i faturohen ekipit cilitdo punonjës që përdor makinerinë.
Një zëdhënës për Facebook ka konfirmuar se ata kanë makina shitëse të teknologjisë, por nuk mund të shihej kjo pasi janë në një nga zyrat e tyre.
Videoja, e ngarkuar në fillim të majit tashmë ka një milion shikime, 79,000 pëlqime dhe mbi 500 komente e disa njerëz thonë se do të merrnin produktet dhe do t'i shisnin më vonë.
Për të parë videon, klikoni linkun më poshtë
https://www.mirror.co.uk/news/weird-news/man-said-theres-tech-vending-24544368?fbclid=IwAR3qBtYnfNqub7ouFJCe-0DLDwCzncn91aTZD4W98qVUdeubDWb20x_Ai68●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.