Lajmet e fundit

Shtetet që kanë pjesë të kulturës së tyre familje të mëdha, kanë nivele më të ulëta të kancerit, ka treguar një studim i ri.
Jetesa në grup ka qenë çelësi i mbijetesës së racës njerëzore për shumë arsye, shumica prej të cilave janë të njohura, e disa nuk dihen.
Studimi i ri sugjeron një përfitim të papritur: njerëzit që kanë shumë motra e vëllezër, fëmijë e familjare kanë rrezikun më të ulët për t’u prekur nga kanceri.
Hulumtimi i realizuar nga profesorët në Zvicër dhe Australi bazohet në të dhënat e Kombeve të Bashkuara, ku tregohet madhësia e familjeve dhe indeksi i sëmundjeve për secilin shtet.
Sipas studiuesve ka shumë faktorë që ndikojnë në këto shifra, megjithatë një element kyç mund të jetë ambienti emocional që krijojnë familjet, i cili ka ndikim të madh në rrezikun që vjen nga kjo sëmundje.

