Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka refuzuar që t’ua tregojë mediave formacionin startues, apo nëse e ka përpiluar atë, për ndeshjen finale ndaj Liverpool-it në Ligën e Kampionëve.
Mbretërit do të ndeshen me Të Kuqtë pas katër ditësh në Kiev, dhe synojnë që ta fitojnë këtë trofe për të tretën herë me radhë, dhe të katërtën brenda pesë vjetëve të fundit.
“Sigurisht që nuk do t'ju tregoj. Disa lojtarë nuk do të luajnë. Do ta shohim cilën njëmbëdhjetëshe të shtunën”, ka thënë Zidane, sipas AS.
“Nuk do t'ju tregoj asgjë për formacionin startues, se a kam vendosur apo jo”.