Lajmet e fundit

Getinjo gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, pati bërë bujë me një deklaratë të tij të dhënë brenda shtëpisë, duke thënë se “Toka nuk është e rrumbullakët”.
Vëmendja e kësaj thënie nuk i mungoi as në njërën nga netët Prime, ku Getinjo kishte ritheksuar se nuk e beson teorinë e provuar shkencërisht se realisht, “Toka është e rrumbullakët”.
“Respekt për të gjithë mësuesit dhe profesorët që kanë studiuar gjeografinë. Por, unë Getoar Aliu nuk i besoj asaj teorie, është mendimi im personal dhe se ndryshoj dot pa ma vërtetuar 500%”, ishte shprehur ai.