Lajmet e fundit

Legjenda e Real Madrid, Sergio Ramos, mund të largohet gjatë verës nga ky klub.
Ai luajti mbrëmë në El Clasico të cilën e fituan Mbretërit 2:0 kundër Barcelonës. Don Balon raporton se ky mund të ketë qenë derbi i fundit i Ramos, transmeton Klan Kosova.
Ramos mbush 34 vjet në fund të muajit dhe kontrata me Los Blancos i skadon në qershor të 2021 dhe po shqyrton largimin nga Bernabeu kur të përfundojë sezoni 2019-20.
Në anën tjetër thuhet se ai ndjehet mjaftueshëm i fortë fizikisht për t’i prirë mbrojtjes madrilene.