Lajmet e fundit

Përderisa të gjithë njerëzit kërkojnë gjëra të ndryshme e partnerë të ndryshëm në jetë, janë disa nga gjërat që secili person duhet t’i kërkojë tek partneri i tij, nga ndjeshmëria deri te konsistenca emocionale.
Këto janë disa nga shenjat që ju bëjnë të kuptoni nëse vajza që e dashuroni është e duhura për martesë:
Ajo ju sfidon intelektualist
Nëse doni ta kaloni jetën me dikë, është shumë e rëndësishme të gjeni dikë që ju sfidon intelektualist. Pamja është e përkohshme, por bisedat tuaja duhet të jenë interesante dhe të thella.
Nëse është emocionalisht konsistente
Vajza me të cilën do të martoheni, duhet të jetë shumë e qëndrueshme emocionalisht. Mos u bëni pre e disponimit të saj. Partneri juaj s’duhet të transformohet në një person të vështirë.
Është e ndjeshme
Kur dëshironi të martoheni me dikë, duhet të siguroheni se ai person ju mbështetë, është i ndjeshëm. Do të keni ditë kur do të ndjeheni të mërzitur, dhe partneri juaj duhet të jetë aty për t’ju mbështetur.
Është e sinqertë me ju dhe të tjerët
Sinqeriteti është element shumë i rëndësishëm në një lidhje afat gjatë. Nëse s’mund t’i besoni partnerit tuaj, s’ka lidhje të shëndetshme. Gjejeni dikë që ju respekton mjaftueshëm sa për të qenë i sinqert me ju, edhe kur një gjë e tillë është e vështirë.
Ajo ka ambicie
Vajza me të cilën duhet të martoheni duhet të ketë ambicie, të synojë ta përmirësojë jetën e saj dhe jo të varet në ju.