Lajmet e fundit

Steve Jobs e emërtoi "Apple"-n e tij nga pema e preferuar, molla.
Xhef Bezos vendosi ta quajë librarinë e tij "Amazon", sipas lumit më të madh në botë, që ka po këtë emër. Ai donte që libraria e tij të ishte po ashtu më e madhja në glob.
"Pepsi" e mori emrin sipas enzimit "Pepsina", nga i cili prodhohet. Një shpjegim tjetër thotë se "Pepsi" u mor nga fjala "dyspepsia", që është dhimbje barku.
"Adidas" mori emrin sipas themeluesit të firmës, Adolf Dasler. Këtë miqtë e tij e quanin Adi. Me bashkimin e këtyre tri shkronjave dhe tri tjerave, të parat, nga mbiemri, u formua "Adidas". Më parë është menduar se Adidas vjen nga "All Day I Dream About Soccer" (Gjithë ditën ëndërroj për futboll).
"Nike" është emër i perëndeshës greke të fitores.
Për "Google" ishin menduar shumë disa koka të mençura të Universitetit të Stanfordit. Njëri nga propozimet e shumta ishte "googolpex", por ishte një student, që duket mos ditur ta shqiptojë këtë fjalë tha "google", gjë që u pëlqeu tjerëve. Pra, punë fati.
"McDonald" mori emrin nga mbiemri i vëllezërve Dick and Mac McDonald. Ata ishin pronarë të një fast foodi në San Bernardino të Californias.
klankosova.tv