Lajmet e fundit

Pediatrit kanë paralajmëruar prindërit për rreziqet e ushqyerjes me ujë për foshnjat që janë nën gjashtë muaj, pasi kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre, transmeton Klan Kosova.
Bebet nuk kanë nevojë për ujë në të njëjtën mënyrë si të rriturit dhe fëmijët, madje edhe në një ditë të nxehtë të verës.
Sipas një studimi të botuar nga "NHS Greater Glasgow" dhe "Clyde", qumështi i gjirit është tepër i pasur me ujë me një koncentrim të ulët të elektroliteve.
Kjo do të thotë që qumështi i gjirit mund të hidratojë mjaftueshëm fëmijën tuaj për gjashtë muajt e parë të jetës së tij.