Lajmet e fundit

Të jesh nëntë muaj shtatzënë nuk është e lehtë.
Rutina juaj mund të ndryshojnë paksa, por disa gjëra për nëntë muaj nuk do të jenë si më parë. T’i japësh një makine është gjëja më e zakonshme që mund të bësh gjatë një dite. Por ky veprim ndoshta do të ndryshojë gjatë periudhës së shtatzënisë.
Shumë femra preferojnë të jenë vetëm pasagjere gjatë kësaj periudhe, ndërsa disa të tjera deri në muajin e nëntë i ke në timon, shkruan Living. Nëse s’doni ta lini makinën tuaj pasi e keni një domosdoshmëri, ndiqni këto këshilla që të jeni gjithnjë të sigurta.
Nënës së ardhshme i këshillohet që të mos i japë makinës më gjatë se 2-3 orë, dhe pas kësaj preferohet që të pushohet minimum 2-3 orë, para se të uleni përsëri në makinë.
Nëse keni frikë t’i jepni makinës, mundohuni që të qetësoheni dhe të lironi nga koka mendimet negative. Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit. Nëse jeni në dilemë se mos rripi i sigurimit ju lëndon, përgjigjja është jo, sepse ai mbron nënën dhe foshnjën, por e rëndësishme është që ta vendosni në mënyrë të drejtë. Gjithashtu qëndroni sa më larg timonit (minimum 25 cm).
Për nënat e ardhshme udhëtimi me makinë, paraqet një nga mjetet e udhëtimit më të mira, megjithëse udhëtimi i gjatë më shumë se 6 orë paraqet lodhje të tepërt.
Për këtë arsye, nëse udhëtoni në rrugë të gjata, është e rëndësishme ta organizoni rrugën nëpër etapa.