Vaksinimi i fëmijëve është rutinë, duke filluar nga vaksina për meningjit, kollë, fruth etj.
Por, a duhet të vaksinohet fëmijët kundër COVID-19?
Disa vende po kundërshtojnë SHBA-në se ka vaksinuar rreth 600 mijë fëmijë të moshës 12 deri në 15 vjeç. Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka marrë ndonjë vendim në lidhje me këtë çështje.
Ekziston një pyetje shkencore, se a do t’ua shpëtojë vaksinimi jetën fëmijëve? Kjo pyetje është komplekse pasi përgjigja mund të ndryshojë nga vendi në vend, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Një argument për mosvaksinimin e fëmijëve kundër COVID-it është se ata përfitojnë relativisht pak nga ky proces.
"Një nga të mirat e pakta për këtë pandemi është se fëmijët shumë rrallë preken nga ky infeksion", tha Prof. Adam Finn, i cili bën pjesë në Komitetin e Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinim dhe Imunizim.
Infeksionet tek fëmijët janë pothuajse gjithmonë të lehta ose asimptomatike, gjë që është në kontrast të fortë me grupmoshat më të vjetra, të cilët edhe kanë përparësi vaksinimi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendet e pasura duhet të shtyjnë planet e tyre për të imunizuar fëmijët dhe t'i dhurojnë ato në pjesën tjetër të botës.
Prof.Andreë Pollard, i cili drejtoi provat klinike të vaksinës Oxford-AstraZeneca, tha se është moralisht e gabuar që në këtë situatë t’u japësh përparësi fëmijëve.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.