Lajmet e fundit

Sipas një hulumtimi të ri nga Match, 30.5% e 18-24 vjeçarëve mendojnë që politika është e rëndësishme në një lidhje.
Aq shumë, sa në fakt, 17.5% shmangin ta zbulojnë opinionin politik të partnerëve në rast se ua ndryshon ndjenjat ndaj tyre.
“Ndjehem e pasionuar që duhet të mbetemi në BE, dhe mendoj që do ta konsideroja të pamundur të isha në lidhje me dikë që është pro largimin”, tha një britanike.
“Diskutimet politike mund shpesh të shkaktojnë tension por është gjithnjë e rëndësishme që të jesh i kuptueshëm ndaj preferencave politike të partnerit dhe të jesh i vetëdijshëm që preferencat e tyre mund të jenë të ndryshme nga ato tuat”, tha eksperti i Match, Vicki Pavitt.
“Sinqeriteti është çelësi, andaj mos i fshini pikëpamjet tuaja nga frika se do t’i dilni nga qejfi partnerit tuaj – ata do të duan ta njohin anën tuaj të vërtetë, madje edhe atë politike”.
Megjithatë, nuk është e tëra lajm i keq, pasi që 29.8% e 18-24 vjeçarëve besojnë se dikush ëashtë më interesant për të dalur në takim me të nëse kanë interesa të ndryshme politike.