05.11.2018 · përditësuar para 2826 dite1 min lexim
Dries Mertens ka lënë të kuptohet se ai do të largohet nga Napoli si transfero i lirë në vitin 2020, dhe është e mundur që ai të shkojë në Kinë, transmeton Klan Kosova.
Belgu aktualisht është i lidhur me Napolitanët që përfshinë një klauzolë blerje prej 28 milionë euro për ekipet e Super Leagues kineze.
29-vjeçari është i gatshëm që të ketë një aventurë jashtë Europës duke iu bashkuar bashkëkombësve të tij, Alex Witsel dhe Yannick Carrasco që tashmë kanë kaluar në Azi.
I pyetur për një kalim të mundshëm në Superligën e Kinës ai u përgjigj.
"Ju kurrë nuk e dini. Edhe një vit mbaroj kontratën time në Napolin, ndoshta atëherë”, tha belgu.
Mertens është pjesë e ekipit italian të Napolit që nga viti 2013, duke regjistruar 246 paraqitje deri më tani.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.