Lajmet e fundit

Mali i Zi do të mbështesë Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin e kryer nga Serbia në Srebrenicë.
Nikollë Camaj, deputet në Parlamentin e Malit të Zi, thotë se nuk pret që të ketë tensione të sigurisë në shtetin e tij pas mbështetjes së kësaj rezolute.
“Ne e dimë se Serbia nuk do të hesht, nuk do të pushojë që tutje ti nxisë elementet e veta që i ka në Mal të Zi. Por ajo që është më se e sigurt se nuk do të ketë kurrfarë lëvizjesh në lidhje me sigurinë”, tha ai në një lidhje në Edicionin Special.
“Mund të ketë zhurmë mediatike, në parlament, pakënaqësi në mes të partnerëve por gjasat janë shumë të vogla se mund të shkojë përtej asaj që të shprehet një pakënaqësi, dhe të kërkohen kushtëzime tjera për të vazhduar bashkëpunimin”, shtoi Camaj.