Lajmet e fundit

Futbollisti Paul Pogba, u ka thënë fansave të tij se do të vazhdojë të qëndrojë në Juvendus edhe gjatë sezonit të ardhshëm, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo është Manchestr United që i është vënë prapa mesfushorit gjatë tërë kësaj vere, duke i kërkuar që të transferohet në Old Trafford për 100 milionë funte.
Sidoqoftë, Pogba i ka shuar spekulimet se mund të bëhet pjesë e United sërish.
23 vjeçari i cili është për pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas kampionatit të Europian të Futbollit, është deklaruar para fansave të tij se do të vazhdojë të qëndrojë me kampionët e Serie A.