Lajmet e fundit

Për disa njerëz, divorci vjen nga “askund”. Kurse për disa të tjerë është diçka që është ndërtuar për një kohë të gjatë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Kështu që, si ta dini se martesa juaj do të shkojë drejt ndarjes?
Psikologja klinike, doktoresha Melissa Keogh e ka shkruar një artikull ku përfshinë disa nga shenjat se martesa juaj është e lëkundshme dhe do të shkojë drejt divorcit.
Mungesa e seksit në një lidhje sipas saj, mund të jetë njëra ndër shenjat kryesore që martesa do të përfundojë me divorc.
Edhe pse disa njerëz kanë lidhje të përmbushura edhe pa seks, nëse keni probleme me marrëdhëniet intime, duhet të këshilloheni me profesionistët.
Një shenj tjetër është abuzimi, qoftë fizik, emocional ose verbal, dhe sjelljet kontrolluese. Nëse njëri nga partnerët është abuziv, dhe nuk e ndryshojnë sjelljen e tyre, ky do të jetë fundi i lidhjes.
Pabesia është po ashtu një “vrasës i martesës”, e sidomos nëse një person vazhdon të tradhtojë.